Kryesia e LDK-së bën homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Nënkryetari i kësaj partie, Ismet Beqiri, ka thënë se Rugova është fytyra kryesore e shtetformimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.
Beqiri është shprehur se do t’i jenë mirënjohës veprës së Rugovës për popullin shqiptar.

