Arrestohet një nënë në Graçanicë, burri e raportoi se keqtrajtoi fëmijët për 3 muaj
Një nënë kosovare është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi ajo, siç ka raportuar burri i saj në polici, tre muajt e fundit vazhdimisht ka keqtrajtuar fëmijët e tyre.
Rasti ka ndodhur në Çagllavicë të Graçanicës dhe në lidhje me këtë, është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që e dyshuara të dërgohet për trajtim psikiatrik.
Me urdhër të tij, e dyshuara dërgohet në mbajtje për 48 orë./IndeksOnline/

