Vidhet kasaforta me 8 mijë euro dhe pistoleta me 200 copë fishekë
Një person ka raportuar në polici se derisa ishte jashtë shtetit, nga persona NN i është vjedhur një kasafortë nga shtëpia e tij në të cilën kishte 8.000 euro para të thata dhe një pistoletë me leje dhe 200 fishekë.
Rasti sipas policisë ka ndodhur në Ratkoc të Rahovecit, transmeton IndeksOnline.
Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./IndeksOnline/

