75 Mall Live Search
11:23 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / kutia

Policia për 24 orë gjobiti 375 persona për mosrespektim të masave antiCovid-19

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba për qytetarët të cilët nuk janë duke i respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së Covidit-19.

Vetëm gjatë 24-orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 375 gjoba për mosrespektim të masave antiCovid-19. Ndryshe, Ligji për pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë Covid-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.