Pochettino e zbulon se çfarë i tha Mbappe para ndeshjes në ‘Camp Nou’
Skuadra e Paris Saint-Germainit arriti një fitore të madhe në “Camp Nou” ndaj Barcelonës me rezultat 4-1 në kuadër të UEFA Champions League.
Kylian Mbappe ishte heroi i mbrëmjes, pasi shënoi tri gola, shkruan IndeksOnline.
Pas ndeshjes, Mauricio Pochettino zbuloi bisedën që kishte me lojtarin francez gjatë stërvitjeve.
“Në stërvitje Mbappe më pyeti, se sa herë kam ftuar në ‘Camp Nou’. Unë i thash që veç një herë me Espanyolin. Ai më tha pastaj që, ‘ti do të fitosh për herë të dytë’. Dhe, ndodhi. Unë fitova dhe ai ma kujtoi bisedën që e kishim në stërvitje para se të udhëtonim në Spanjë”, ka thënë Pochettino.
Ndeshja e dytë midis Barcelonës dhe PSG-së zhvillohet në muajin mars (10 mars) dhe luhet në Paris./IndeksOnline/

