Haradinaj: Autostrada për Gjilan do të bëhet
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj priti në takim nënkryetarin e Komunës së Gjilanit, njëherit edhe kandidat për kryetar të kësaj komune, Rexhep Kadriu.
Në takim , kreu i ekzekutivit ka konfirmuar se autostrada për Gjilan do të bëhet dhe deklaratat për heqjen dorë të Qeverisë së Kosovës nga ky projekt janë thashetheme elektorale.
Haradinaj ka pranuar kërkesën e nënkryetarit Kadriu për ri-ndërtimin e kapërderdhësës në Pendën e Përlepnicës, të cilën është zotuar se do ta procedojë tek autoritetet qeveritare për realizim./AktivPress