Bllokohet rruga për në Brezovicë, turistë të frustruar me gjendjen e rrugës

Rruga në Brezovicë vazhdon të jetë në gjendje kaosi për turistët.
Reshjet e borës në Brezovicë kanë bërë që shumë vetura që gjenden atje të mbesin të bllokuara nërrugë, shkruan Indeksonline.


Qendra më e madhe turistike në Kosovë momentalisht nuk po ofron as kushtet më elementare për turistët.
Frustrimi i turistëve është i madh me vite, ndërsa reagimi mbetet i vogël.
Sipas fotografive, temperaturat e ulëta, rënia e borës e era e fuqishme kanë ndryshuar prej 5 ditësh gjendjen e rrugës./Indeksonline

