75 Mall Live Search
15:43 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / Blerim

Kapiteni, Rrahmani: Emocionet janë të mëdha e fjalët të pakta për të shkruar gjithçka që ndjejë për ty, Kosovë

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Shteti i Kosovës sot, më 17 shkurt feston përvjetorin e 13-të të Pavarësisë, shkruan IndeksOnline. Përmes postimit, lojtari i ekipit italian, Napoli, Rrahmani ka uruar përvjetorin e 13-të, shkruan IndeksOnline.

“Emocionet janë të mëdha e fjalët të pakta për të shkruar gjithçka që ndjej për ty, Kosovë. Urime 13-vjetori, o vendi më i bukur në botë! Krenar dhe Dardan përgjithmonë”, ka shkruar Rrahmani në rrjetet sociale.