75 Mall Live Search
15:52 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / Blerim

Bunjaki: Rrofsh e festofsh gjithmonë Kosovë

Ish-trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki përmes një prononcimi të shkurtër për IndeksOnline ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Shteti i Kosovës sot, më 17 shkurt feston përvjetorin e 13-të të Pavarësisë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë. Rrofsh e festofsh gjithmonë Kosovë. Uroj që në të ardhmen sportin ta shohim si domosdoshmëri për shëndetin dhe jo vetëm aktivitet”, ka thënë Bunjaki për IndeksOnline.