75 Mall Live Search
16:28 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / AR

Luftuan për liri, Thaçi dhe të tjerët festojnë në burg Pavarësinë e Kosovës

Ishte ai që e lexoi deklaratën e Pavarësisë dhe e shpalli Kosovën shtet të pavarur në vitin 2008, por sot ish-presidenti, Hashim Thaçi, nuk gjendet në vendin e tij për të festuar lirshëm këtë ditë historike, shkruan Indeksonline.

Image result for hashim thaci deklarata e pavresise

Hashim Thaçi së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin, Salih Mustafën dhe krerët e organizatës së OVL-UÇK-së, Hysni Gucatin e Nasim Haradinaj po akuzohen nga Gjykata Speciale në Hagë për krime lufte.

Në këtë ditë të veçantë, vërehet dukshëm mungesa e tyre, mirëpo këtë festim ata po e bëjnë në burgun i cili gjendet jashtë Hagës, në periferi, më saktësisht në Haaglanden të Scheveningen.

Image result for rexhep selimi kadri veseli jakup krasniqi

Kështu u shpreh në një prononcim për Indeksonline, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari.

Sigurisht që e festojnë, ata janë pjesë e pavarësisë, sidomos presidenti Thaçi që edhe e ka lexu deklaratën e pavarëisë, e ka shpall Kosovën shtet të pavarur, besoj që pavarësisht se padrejtësisht që gjenden atje ata e festojnë sepse kanë bërë shumë për me ardh deri këtu”.

Image result for xhavit jashari indeksonline

Jashari tregoi se zakonisht gjatë ditës, Thaçi dhe të tjerët janë së bashku, por se më shumë bisedojnë më krerët e organizatës.

Më shumë bisedojmë me krerët e organizatës, ata zakonisht ditën janë bashkë kështu që informacionet i kemi për të gjithë, pavarësisht me të cilin bisedojmë”, tha Jashari./Indeksonline/

Image result for hysni gucati indeksonline
Image result for salih mustafa