75 Mall Live Search
16:24 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / Blerim

Një veturë përfshihet nga zjarri në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Arbën Xhaferi”. Në pamjet që ka siguruar IndeksOnline shihet se vetura është djegur pothasje e tëra.

Lajmin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës

“Sot në ora 13:05, policia është njoftuar se në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ një veturë është përfshirë nga zjarri. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend-ngjarje. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.