Në Shqipëri po rritet numri i viktimave nga COVID 19

Në Shqipëri është duke rritur numri i të vdekurve nga COVID 19. Për 24 orë janë shënuar 18 viktima dhe 1075 të infektuar, ndërkohë që shkon në 1600 numri i jetëve të humbura nga Covid-19, 585 pacientë po kurohen në spitale
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 585 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 890 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 59,684 që nga fillimi i epidemisë.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3901 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1075 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 361 raste në Tiranë, 84 në Fier, 71 në Durrës, nga 46 raste në Vlorë etj.