75 Mall Live Search
19:42 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / Blerim

Rrëmbyen dy persona, arrestohen pesë të dyshuar, dy prej tyre Policë të Kosovës

Një  shtetas i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar Policinë e Kosovës sot në mëngjes se  një person i panjohur i kishte dërguar një video në telefon të dy viktimave, (njëri nga viktimat vëlla i ankuesit) po ashtu shtetas të Maqedonisë së Veriut, se ato po i mbanin  në një objekt, ku shiheshin të lidhur dhe po ashtu aty shihej edhe një femër.

“Pas pranimit  të informatave të besueshme dhe kredibile dhe analizimit nga njësitet e hetimeve Rajonale dhe stacionit Policor në Gjilan, me autorizim të prokurorit të shtetit   janë ndërmarr veprime konkrete duke lokalizuar ambientin përkatësisht objektin ku dyshohej se ishin viktimat dhe te dyshuarit.”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi

Ndërkohë që policia në fshatin Stanishor komuna Novobërdë  janë hasur dhe arrestuar pesë (5) të  dyshimtë.

 (Njëra  nga ta Femër M.I. 1990 Prishtinë), ndërsa 2 prej tyre pjesëtar te Policisë së Kosovës, (V. K. (1978) dhe  B.N.(1991)  pjesëtar i Policisë së Kosovës ), i dyshimti tjetër  F. S. Me banim në  Drenas (1991), V. K. (.1989).

Me këtë rast si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar nga ana e Policisë së Kosovës:

•          dy (3) armë (revole) nga të cilat (2) revole zyrtare.

•          Dy palë pranga të plastikës

•          Dy vetura prona të dyshimtëve

•          Dhe prova të tjera materiale.

“Viktimat kanë qenë të lidhur me pranga plastike, por se të njëjtit kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Pasi që dy nga të arrestuarit janë identifikuar si pjesëtar të Policisë së Kosovës menjëherë është njoftuar dhe ka arritur ne vend ngjarje edhe Inspektorati Policor i Kosovës”, ka bërë të ditur policia.

Policia ka thënë se viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën emergjente në Gjilan.

Dy nga të dyshimtit pjesëtar të Policisë së Kosovës janë suspenduar për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga ana e Policisë së Kosovës, njësia e hetimeve Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës, nën udhëheqjen e Prokurorit të shtetit për veprën penale “Rrëmbim në bashkë kryerje.