75 Mall Live Search
08:55 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / Blerim

Haaland falënderon Mbappen: Motivimin e mora nga ju!

Erling Haaland shënoi dy gola mbrëmë në fitoren e Borussia Dortmund ndaj Sevillas në UEFA Champions League me rezultat 3-2.

Ylli i Kombëtares së Norvegjisë zhvilloi një ndeshje tejet të mirë, duke shënuar dy gola dhe duke bërë një asistim, shkruan IndeksOnline.

Haaland foli pas ndeshjes dhe tregoi se motivimin para se të futej në fushë e kishte marr nga lojtari francez, Kylian Mbappe – i cili shënoi hattrick në ‘Camp Nou’ ndaj Barcelonës.

“Kur Mbappe shënoi hattrick, unë u futa në fushë me motivim, faleminderit për këtë. E dua Ligën e Kampionëve. Sot ishte një natë e mrekullueshme”, ka thënë sulmuesi i Dortmundit.

20-vjeçari në 13 paraqitjet e tij të para në UEFA Champions League ka të shënuar 18 gola dhe 2 asistime./IndeksOnline/