75 Mall Live Search
10:23 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / OSH

Nga fillimi i marsit, zbritje të mëdha në dyqanet e Zvicrës

Nga marsi e tutje, në Zvicër, dyqanet do të lejohen të rihapen pas një bllokimi disajavor. Shitja e madhe thuhet se do të fillojë që nga rihapja e dyqaneve me pakicë.

Në shumicën e dyqaneve thuhet se kanë mbetur mallrat sezonalë dhe për këtë arsye pritet të ketë zbritje marramendëse në shumicën e dyqaneve në Zvicër, shkruan Indeksonline.

Në veshmbathje zbritje pritet të ketë deri në 80%.

Zbritje të mëdha pritet të ketë edhe në dyqanet sportive, sidomos në artikujt e veshjeve dimërore, konkretisht veshjeve të skiimit./Indeksonline/