Majlinda Kelmendi e kalon pengesën e parë në Tel Aviv

Kampionia e Kosovës dhe medalistja e artë olimpike, Majlinda Kelmendi e ka nisur për mrekulli Grand Slamin në Tel Avivi të Izraelit.
Kelmendi në kategorinë 52-kilogram e mposhti kundërshtaren nga Gjermania, Annika Wurfel me IPPON, shkruan IndeksOnline.
Për ta mësuar kundërshtaren e radhës, Kelmendi duhet pritur luftën mes Joana – Kuznetsova.