75 Mall Live Search
11:54 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / AR

Ambasadori italian i uron fitoren Kurtit: Të formohet Qeveria sa më shpejt

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, gjatë ditës së sotme ishte për takim me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, shkruan Indeksonline.

Ai i uroi fitoren Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit, teksa edhe diskutuan hapat e ardhshëm ku edhe inkurajoi formimin e shpejtë të Qeverisë së re.

Në një takim miqësor i urova Albin Kurtit fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje. Ne diskutuam hapat e ardhshëm, ndërsa inkurajova formimin e shpejtë të Qeverisë së re. Unë e sigurova atë se #Italia do të vazhdojë të mbështesë #Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin evroatlantik“, shkroi Orlando në Twitter.