75 Mall Live Search
12:24 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / AR

Ndihmohen bizneset e udhëhequra nga gratë në Podujevë, Balaj: Qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje!

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim Shqipe Breznicën, drejtore e organizatës gjermane “Help” në Kosovë, me të cilën ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Përmes kësaj marrëveshjeje, gratë e Komunës së Podujevës do të përfitojnë grante në pajisje për bizneset e tyre deri në vlerën 2.649 euro.

Drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik, Pajtim Balaj, ka thënë se qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje e ka të rëndësishme luftën për baraze gjinore, aq sa atë sociale.

Qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! duke pasur shumë të rëndësishme luftën për barazi sociale, po kështu e ka edhe atë për barazi gjinore. Duke qenë se gratë në shoqërinë tonë janë dyfish të diskriminuara, së pari nga sistemi e pastaj duke qenë shumë pak të punësuara, ne besojmë që ky bashkëfinancim krahas zhvillimit të ekonomisë lokale, është hap shumë i rëndësishëm drejt promovimit dhe faktorizimit të grave në komunën tonë“, shkroi Balaj në Facebook./Indeksonline/