Gaxherri thotë se ndryshimet në LDK duhet të bëhen pa improvizime dhe servilizëm

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, përmes një postimi ka thënë se ditët pas 14 shkurtit për LDK-në duhet të jenë reflektim, por pa improvizime të gjendjes në parti.
Ndërkaq ka shkruar se në LDK ndryshimet duhet të bëhen pa improvizime dhe servilizëm.
Postimi i plotë:
REFLEKTIM DHE REFORM PA IMPROVIZIME!
Veprimtarë, simpatizantë e votues të LDK-së, duke ju falënderuar, për punën tuaj të palodhshme, pas rezultatit te 14 shkurtit, janë ditët më të rënda për të gjithë ne, por pikërishtë këto ditë duhet të jenë reflektim dhe assesi improvizim të gjendjes në parti. Dorëheqjet e vonuara duhet të kompensohen me punë, reformë e përgjegjësi.
LDK-ja, ka shumë profile e personalitete qe ia kthejnë besimin e vlerën LDK-së por ata persona nuk duhet të pranojnë që përmes improvizimeve të ,,sanojnë” gjendjen, andaj ata qe shkaktuan këtë tërmet në LDK duhet të rrin larg proqesit të reformave. Koha është që njerëzit të cilët e shohin partinë si aset kombëtar, të mblidhen dhe të ofrojnë platëformë e reformë rrënjësore.