Nga dashuria e madhe, Ermali e kap “hopa” babain

Sabri Fejzullahu njihet si legjenda e muzikës shqiptare.
Këtë rrugë të tij e vazhdoi edhe djali Ermali, i cili gjithashtu pëlqehet nga publiku duke qenë tejet i kërkuar për mbrëmje e ahengje familjare, shkruan Indeksonline.
Respektin dhe dashurinë që kanë si një familje e kompletuar, nuk hezitojnë ta tregojnë përmes publikimeve të shumta në rrjetet sociale, teksa shfaqin lumturinë që përjetojnë bashkë.
Në rrjetet sociale po qarkullon një imazh në të cilin shihet se si e ka kapur ‘hopa’ Ermali babain e tij, duke pozuar të dy të buzëqeshur. Jo më kot thonë qe fotografia flet sa 1000 fjalë, apo?/Indeksonline/
