75 Mall Live Search
19:33 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / Blerim

Tentuan të vjedhin 1.3 miliard dollarë, e pësojnë hakerat koreano-veriorë

BBC shkruan se  tre hakerat koreano-veriorë janë Park Jin Hyok, Jon Chang Hyok dhe

Tre hakera koreano-verior janë akuzuar nga SHBA për tentativë vjedhjeje t 1.3 miliardë dollarëve. BBC shkruan se  tre hakerat koreano-veriorë janë Park Jin Hyok, Jon Chang Hyok dhe Kim Il. Këta tre akuzohen për komplote kriminale të cilat përfshijnë mashtrime bankare si dhe manipulim të të dhënave.

Një nga të pandehurit Park Jin Hyok është akuzuar edhe më parë për hakimin e Sony Entertainment Pictures. Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare në SHBA, John Demers, tha se Koreja e Veriut “është bërë si një sindikatë kriminale me një flamur”.

“Operatorët e Koresë së Veriut, duke përdorur tastierë në vend të armëve, duke vjedhur kuletat dixhitale të kriptomonedhës në vend të thasëve me para, janë grabitësit kryesorë të bankave në botë,” tha Z. Demers.