75 Mall Live Search
22:18 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / A. A

Benfica shënon, Arsenali reagon shpejtë dhe barazon

Benfica ka kaluar në epërsi kundër Arsenalit në kuadër të Ligës së Evropës.

Pas 54 minutave lojë portugezi Pizzi realizoi nga penalltia.

Por reagimi i ‘topçinjëve’ ishte i shpejtë.

Bukayo Saka barazoi rezultatin pas 3 minutash.

Duhet theksuar që londinezët humbën një mundësi të shkëlqyer në pjesën e parë me Pierre Emerick Aubameyang.

Kjo ndeshje i takon fazës 1/16-ta e finales.

/Indeksonline/