75 Mall Live Search
23:44 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / Blerim

Drejtori sportiv i Napolit: Nuk diskutohet kualiteti i Rrahmanit

Napoli e ka humbur ndeshjen ndaj Granadës me rezultatin final në 2:0, duel ky që u zhvillua në kuadër të 1/16 së finales në Evropa Ligë.

Pas ndeshjes foli edhe drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, ku mes tjerash tha se nuk diskutohet kualiteti i Amir Rrahmanit, shkruan IndeksOnline

“Gattuso deri në fund të sezonit? Po, kam thënë dhe më parë, jemi të bashkuar dhe në fund do ti bëjmë llogaritë”, tha ai.

Giuntoli u ndal të flasë edhe për mbrojtësit Amir Rrahmani dhe Nikola Maksimovic.

“Maksimovic dhe Rrahmani? Luajnë të dy në mbrojtje por kanë pasur pak ndeshje ku kanë luajtur bashkë”, tha Giuntoli.

“Çdo ndeshje ju shërben të përmirësohen, kualiteti nuk diskutohet dhe janë duke e vënë në fushë në dispozicion të skuadrës”, përfundoi Cristian Giuntoli.