75 Mall Live Search
07:26 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / OSH

Sot nis rinumërimi i 12 vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e djeshme ka marrë vendim që 12 vendvotime të rinumërohen,shkruan IndeksOnline.

Rinumërimi i tyre do të filloj sot në ora 8:30 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Numri më i madh i vendvotimeve që do të shkojë në rinumërim është në komunën e Podujevës, ku do të rinumërohen tri vendvotime, dy në Prizren dhe nga një vendvotim në Gjakovë, Fushë-Kosovë, Rahovec, Skenderaj, Suharekë, Ferizaj dhe Vushtrri./IndeksOnline/