75 Mall Live Search
09:35 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / OSH

Lëndohen dy persona nga vetërrokullisja e veturës në Vranidoll

IndeksOnline raportoi pak më parë për një aksident, që ka ndodhur në në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll.

Nga Policia e Kosovës për IndeksOnlinen kanë bërë të ditur se si pasojë e vetaksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për në QKUK.

“Vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 07:45 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, në fshatin Vranidoll.

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha zëdhënësi i PK-së, Agon Borovci./IndeksOnline/