75 Mall Live Search
10:34 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / Blerim

Ramadani: Kisha një fillim të dështuar, kurrë s’e harroj kur tifozët lëshonin stadiumin në pjesën e parë

Taip Ramadani përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka falënderuar të gjithë ata që e përcollën gjatë karrierës si trajner i Kombëtares së Kosovës.

Ramadani para disa ditësh dha dorëheqjen nga ekipi kombëtar i hendbollit, shkruan IndeksOnline.

Përmes këtij statusi, Ramadani ka falënderuar të gjithë dhe ka treguar se në fillim pati një paraqitje të dështuar.

“Ishte një hyrje e zjarrtë n’hendbollin kosovar për mua. Fillim i dështues. Kurrë nuk kisha përjetuar më parë, që palestra të zbrazej para se të përfundonte pjesa e parë, nga zhgënjimi i madh i publikut ndaj nesh. Ndodhi. Por kjo veç na forcoi vendosmërinë si ekip. Na bëri me e kuptue realitetin e gjendjes në të cilën gjendeshim. U zhgënjyem shumë, ama nuk e ulëm kryet. Vazhduam dhe, pak nga pak, filluam ta gjenim ritmin tonë”, shkruan Ramadani

Postimi i plotë:

Mbas nji periudhe gati pesë-vjeçare, me mirëkuptimin e plotë të Federatës së Hendbollit të Kosovës , morra vendimin të tërhiqem nga roli i Selektorit të Kombëtares së Kosovës në Hendboll.

E shfrytëzoj këtë rast me e falënderue presidentin e Federatës, z. Eugen Saraçini, antarët bordit të FHK-së, dhe sekretarin e përgjithshëm të FHK-së, z. Izet Gjinovci, për besimin që e shprehën ndaj meje kur ma dhanë përgjegjësinë e udhëheqjes së përfaqësueses së Kosovës.

Po ashtu, i falenderoj për mbështetjen e pandalshme ndaj meje dhe gjithë ekipit. Gjithmonë punuen me vullnet të madh me na i sigurue kushtet e duhuna për me shkëlqye – dhe me të vërtet shkëlqyem.

I falenderoj edhe zyrtarët e Federatës për përkrahjen e palodhshme n’administrimin e ekipit.

Falenderoj trajnerët që bashkpunuen me mue, dhe më kshilluen me kujdes. I falenderoj antarët e klubeve dhe shoqatave për bashkpunim, gjithëashtu. Falenderime i takojnë edhe publikut hendboll-dashës që dilnin rregullisht me e përkrahë ekipin e tyne. Nuk due me e harrue edhe grupin gazetarëve të Kosovës qe na përcollën me interse të naltë në çdo hap.

Mirëpo, n’veçanti due me i falenderue djemt e përfaqësueses që punuen pa e kursye vetën dhe gjithëmonë përfaqësuen shtetin me dinjitet dhe krenari. Dhe luftuan si luana.

Ishte nji hyrje e zjarrtë n’hendbollin Kosovar për mue. Fillim i dështuem. Kurrë nuk kisha përjetue ma para, që palestra të zbrazej para se me përfundue pjesa e parë, nga zhgënjimi i madh i publikut ndaj ne. Ndodhi.

Por kjo veç na forcoi vendosmëninë si ekip. Na bani me e kuptue realitetin e gjendjes në të cilën gjindeshim. U zhgënjyem shumë, ama nuk e ulëm kryet. Vazhduem dhe, pak nga pak, filluem ta gjejmë ritmin tonë.

Qëllimi i pare ishte të ngritemi nga grupi i shteteve në zhvillim. Me fitore kundër Luksemburgut dhe Qipros, ndër shtete tjera, e arritëm këtë në Bugari në 2017.

Pastaj në kampanjën kuaifikuese të Euro 2020, arritëm të klasifikohemi direkt në fazën e dytë të kampionaiti për EHF 2022.

Fitorja e parë në Kampionatin Evropian na erdhi kundër Izraelit, në Prishtinë.

Në Nürnberg, para 10 mijë shikuesve, djemt arritën për një pjesë të plotë me luejt baraz me Gjermaninë (12:12). Edhe pse në fund e humbëm lojën, kjo ishte testament i aftësisë së ekipit.

Me 12 Qershor 2019, në një atmosferë të flaktë hendbolli, në Prishtinë arritëm ta sfidojmë superfuqinë e hendbollit, Poloninë. Fitoren e kishim në duer por, taman në sekundin e fundit të lojës, Polonia shënoi për me barazue.

Në Janar, 2020, në kualifikimet për kampionatin botnor, barazuem me Italinë dhe fituem kundër Gjorgjisë për me sigurue vendin e dytë në grup, mbas Rumanisë.

Ekipi vazhdon me u ngrit në nivel të naltë ndërkombtar.

Unë mbetem përgjithmonë mirënjohës dhe krenar që e pata rastin të jem një pjesë e vogël e historisë të ksaj përfaqësuese. Ka qenë detyra ma sfiduese që kam ndërmarrë ndonjëherë por, në të njejtën kohë, ajo ma shpërblyese.

Nuk kam me harrue kurrë shoqninë e sinqertë, mikëpritjet bujare dhe dashninë e miqve që kam pas gjatë këtyne viteve.

Në fund, një falenderim të veçant e meriton familja jeme, bashkëshortja, djali dhe vajza për përkrhajhen e pakushtëzueme dhe durimin me udhëtimet e mija të shpeshta.

Sot jam jashtëzakonisht krenar që mundem me quejt vetën Dardan.

Ekipit i uroj suksese të shumta në sfidat e ardhshme. Gjithëmonë kanë me pasë përkrahjen teme.