Laura Fazliu mbetet pa medalje në Tel-Aviv

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, e ka mbyllur herët aventurën në grand slam “Tel-Avivi 2021”.
Fazliu arriti një fitore në raundin e parë ndaj turkes, Habibe Afyonlu, por u mposht në raundin e dytë, shkruan IndeksOnline.
Kosovarja humbi ndaj britanikes, Lucy Renshall, me ç’rast mbetët pa medalje në këtë kompeticion.
Kujtojmë se dje gjatë ditës me medalje të bronztë u stolis, Majlinda Kelmendi./IndeksOnline/