75 Mall Live Search
13:43 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / OSH

Nëse e shihni Fatmir Muriqin, lajmërojeni Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës – Drejtoria rajonale e policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pej me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

  • Fatmir (Adem) MURIQI  i lindur me 08.09. 1974  në Pejë.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:

  • “Shpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar[FG1] 

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria rajonale e policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qëllim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • 039 432 327-Drejtoria rajonale – Pejë
  • E-mail adresa: info@kosovopolice.com