75 Mall Live Search
16:48 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / OSH

Qorrolli demanton Hasanin, publikon dokumentin kur Jakup Krasniqi si u.d e presidentit kishte dekretuar mandatarin e ri

Juristi i njohur, Vigan Qorrolli ka demantuar deklaratën e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Ky i fundit deklaroi se u.d e presidentes, Vjosa Osmani nuk mund ta dekretoj mandatarin e ri, transmeton Indeksonline.

Qorrolli ka publikuar një dokument ku tregohet se si u.d e presidentit në vitin 2011, Jakup Krasniqi kishte mandatuar Hashim Thaçin si kandidat për kryeministër.

“Situata eshte e njejte edhe sot: UD Presidentja znj. Osmani i ka te gjitha prerogativat e saj per ta nominuar z. Kurti per postin e KM, sapo te konstituohet Kuvendi i ri”, thuhet në postimin e Qorrollit.

Postimi i plotë:

Ku Dekret i UD Presidentit te Republikes, z. Jakup Krasniqi, qe mban daten 18 shkurt 2011 — eshte leshuar konform autorizimeve kushtetuese per nominimin e kandidatit per Kryeminister te asaj kohe, z. Thaçi.Situata eshte e njejte edhe sot: UD Presidentja znj. Osmani i ka te gjitha prerogativat e saj per ta nominuar z. Kurti per postin e KM, sapo te konstituohet Kuvendi i ri.

Ne rast se Legjislatura e VIII e dale nga zgjedhjet e 14 shkurtit e zgjedh nje Kryetar/e te ri te Kuvendit — mandati i te cilit si UD President nuk mund te zgjatet me tej se 5 maji 2021 — atehere njejte duhet te veproje ai/ajo ne perkohshmerine e tij/saj si UD President.

May be an image of text