75 Mall Live Search
19:09 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / Blerim

Driton Hyseni një nga deputetët e rinj të Vetëvendosjes

Me të përfunduar numërimet e votave të rretullta, kanë filluar të dalin edhe emrat e atyre që kanë fituar garën për deputetë nga parti të ndryshme të Kosovës.

Në mesin e tyre është edhe Driton Hyseni, i cili garoi për herë të parë, ndërsa ishte pjesë e listës së Vetëvendojes, shkruan Indeksonline.

Indeksonline mëson se ai morri mbi 10,000 vota për të qenë një nga deputetët e rinj në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës./Indeksonline/