Sulmohet me thikë një person në Podujevë

Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Podujevë, është raportuar se një person i gjinisë mashkullore është sulmuar me thikë nga një person tjetër.
Sipas raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, transmeton Indeksonline.
Ndërkaq, sipas dëshmitarëve, me të dyshuarin ishin edhe disa persona të tjerë dhe njëri nga atë ka shtënë me armë zjarri
Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
“Rr. Salih Çitaku, Podujevë 18.02.2021 – 23:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është intervistuar. Sipas dëshmitarëve, me të dyshuarin ishin edhe disa persona të tjerë dhe njëri nga atë ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë”./Indeksonline