FOTOLAJM| Java e tretë e shkurtit karakterizohet me këto foto

Java e tretë e muajit shkurti u kategorizua me disa fotolajme.
Kjo është një përzgjedhje e fotografive të fuqishme të lajmeve të bëra në të gjithë botën, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.
Një qen me lesh blu mori vëmendjen në një kafaz në një spital veterinar në Nizhny Novgorod, të Rusisë. Një grup qensh endacakë me ngjyrë blu u gjet në fillim të këtij muaji pranë një fabrike kimike të braktisur në qytetin Dzerzhinsk.

Vullkani më aktiv i Evropës, është derdhur në anën e malit Etna. Ai shpërtheu të martën dhe përsëri në orët e para të së enjtes, duke derdhur llavë të nxehtë Qytetet në afërsi po monitorohen nga autoritetet lokale.

NASA gjatë kësaj jave shkroi historinë, pasi përfundoi me sukses uljen në planetin Mars. Fotografitë e para që u publikuan ishin me rezolucion të dobët, ndërsa nga pamjet nga rover Perseverance, tregon sipërfaqen e planetit pas goditjes në Jezer Crater, transmeton Indeksonline.
Automjeti me gjashtë rrota do të kalojë të paktën dy vjet duke shpuar gurë, duke kërkuar prova të jetës së kaluar. Krateri mendohet të ketë mbajtur një liqen gjigant miliarda vjet më parë.

Gjatë kësaj jave ka rënë borë në Tempullin e Athinës “Nike”, në Akropol në Greqisë. Temperaturat deri në -19C janë regjistruar në qytetin veri-perëndimor të Follorinës. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.

Mësuesja e yogës, Harriet McAtee, po zhvillon mësim në joga në anijen e saj të ngushtë 1.8 metra katror në Oksford. Pandemia e koronavirusit e ka detyruar Harriet të mbajë klasat e saj përmes thirrjeve video Zoom, duke arritur studentë deri në Zelandën e Re.

Një viç elefanti është shpëtuar nga balta në rrethinën Pide, në provincën Aceh të Sumatras.
Ai ka marr trajtim mjekësor në qendrën e ruajtjes së elefantëve “Saree”.

Ethet e patinazhit në akull janë mbërthyer në Holandë pasi ditët me temperatura nën zero kanë ngrirë liqene, pellgje dhe kanale në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe zonën “Delft”.

Trupi i një gruaje 61 vjeçare u gjet pasi një shtëpi u shemb në Ramsbottom, Manchester i Madh, të mërkurën në mbrëmje.
Hetuesit e zjarrit thanë se “nuk do të ishte e përshtatshme të spekulohet mbi një shkak të mundshëm” ndërsa hetimi për këtë ngjarje po vazhdon.

Oficerët e policisë kanë qëndruar jashtë spitalit “King Edward VII”, në Londër, ku Duka i Edinburgut është duke marrë trajtim në këtë spital.
Princi Philip, 99 vjeç, u tha të ishte në “humor të mirë” pasi u pranua të martën nw spital, pasi ishte ndjerë keq. Pallati Buckingham thotë se qëndrimi i tij nuk ka të bëjë me koronavirus dhe pritet të zgjasë për disa ditë trajtimin mjekësor.

Një varg i madh librash është shfaqur në librarinë Songpo “Festivalit të Pranverës në Shaoyang”, të provincës Hunan në Kinë./Indeksonline
