Drenica e Besa i ndajnë pikët – Trepça’89 largohet nga Gjilani me fitore

Kanë përfunduar dy takimet e ditës së sotme në kuadër të xhiros së 20’të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drenica dhe Besa luajtën pa gola edhe pse me raste të mëdha për të dyja skuadrat në këtë takim, shkruan IndeksOnline
Ndërsa, befasia ndodhi në ndeshjen ndërmjet Dritës dhe Trepçës’89, ku ‘minatorët’ shënuan fitore të madhe përballë vendit të parë në tabelë.
Me golin e Ademi dhe Shalës, Trepça’89 triumfoi ndaj Dritës që realizoi vetëm një gol përmes Kastriot Rexhës.
Pra, rezultati final i këtij takim u mbyll në 1:2.
