Dy gra amerikane paraqiten si ‘gjyshe’ për të hyrë në radhë të vaksinohen

Dy gra të moshës 34 dhe 44 vjeç u përpoqën të kalonin radhën duke u paraqitur si gra të moshuara mbi 65 vjeç në mënyrë që tëmerrnin vaksinat e tyre Covid-19 përpara afatit, në Florida, shkruan BBC.
Dyshja me sa duket kishin arritur të siguronin një dozë të një vaksine Covid-19 tashmë pasi kishin karta nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, trasnmeton IndeksOnline.
Por ata u zbuluan nga zyrtarët dhe u qortuan kur u paraqitën në një qendër vaksinimi duke kërkuar dozën e tyre të dytë./IndeksOnline/