75 Mall Live Search
20:58 / E Shtunë, 20 Shkurt 2021 / Blerim

Sa të pafat, KOSOVA mposhtet nga Sllovakia dhe mbyllet këtu ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje ndaj Sllovakisë.

‘Dardanët’ u mposhtën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë nga Sllovakia me rezultat 73-77, shkruan IndeksOnline.

Gjatë pjesës së parë, Kosova ishte fantastike – por në të dytën ata e lëshuan duke e lënë kështu kundërshtarin të kaloj në epërsi.

Me këtë humbje Kosova shuan ëndrrën për kualifikim në Kupën e Botës. Nga grupi B, rrugën për kualifikim e siguruan, Islanda dhe Sllovakia./IndeksOnline/