75 Mall Live Search
23:57 / E Shtunë, 20 Shkurt 2021 / Blerim

Ky është vendi fantastik ku është duke jetuar Liridon Krasniqi pas transferimit në Australi

Liridon Krasniqi para disa dite u prezantua si lojtari më i ri i klubit nga Australia, Newcastle Jets.

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës ka nënshkruar kontratë një vjeçare në formë huazimi nga Johor Dahor me klubin nga Australia, shkruan IndeksOnline.

Lojtari nga Komuna e Vitisë është akomoduar në një shtëpi luksoze në një nga vendet më të mira ne Australi.

Është qyteti i Newcastle, që ka një pamje tejet të bukur.

Ky vend mund të shfrytëzohet edhe për plazh, pasi ka dalje në det.

Shijoni pamjet nga vendi ku futbollisti kosovar do të kaloj së paku një vit të plotë…

PAMJE: