‘DAZN’ për fitoren e Markut: Nuk kemi parë asnjëherë kështu!

Boksieri shqiptar, Florian Marku e ka fituar meçin e mbrëmshëm ndaj britanikut, Rylan Charlotn.
Marku, e fitoi meçi pas një nokauti teknik në rundin e tetë, ku detyroi skuadrën e Charlotn që të hedhi peshqirin, shkruan IndeksOnline
Pas fitores dhe në momentin kur u mbyll ndeshje, peshqiri i ra në dorë Markut, e cili e vendosi mbi kokë si të ishte kapele, kështu shkruan edhe organizata e boksit, ‘DAZN’.
DAZN Boxing shkruan në Twitter: “Nuk jemi të sigurt që e kemi parë ndonjëherë: Florian Marku kapi peshqirin nga këndi i Charlton dhe e vendosi atë si kapele”.
Not sure we've ever seen this one: Florian Marku caught the towel from Charlton's corner, then wore it like a hat ? @FlorianMarku92 pic.twitter.com/QdZJkFzgNw
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) February 20, 2021