75 Mall Live Search
20:28 / E Diele, 21 Shkurt 2021 / AR

Prishtinë/ Dy persona kryejnë grabitje në një lokal, deklarohet Policia

Sonte rreth orës 19:00 ka ndodhur një grabitje në një lokal në fshatin Besi të Prishtinës, shkruan Indeksonline.

Rasti është konfirmuar për Indeksonline nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Bazuar në të dhënat e para të Policisë, dyshohet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e kësaj nuk raportohet për persona të lënduar, teksa Policia po punon për zbardhjen e rastit.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një lokal në fshatin Besi.  

Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar.  

Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”./Indeksonline/