Zvicra e rrit numrin e shteteve që i detyron karantinën, s’është lajm i mirë për shqiptarët!

Zvicra ka azhurnuar listën e saj të karantinës. Tetë shtete të reje janë bërë pjesë e kësaj liste. Ndër to është edhe Shqipëria.
Bashkë me Shqipërinë, karantinën nga sot e kanë të detyrueshme edhe Serbia, Kolumbia, Bahrejni, Seychellet, Shën Lucia, Shën Vincenti, Grenadindet dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë. Pas hyrjes në vend, ata duhet të hyjnë në një karantinë 10-ditore. Mund të anulohet nga dita e shtatë nëse ka një test negativ./Indeksonline/