75 Mall Live Search
10:56 / E Hënë, 22 Shkurt 2021 / k.v

Kufizohen shërbimet për qytetarë në Qendrat për Pajisje me Dokumente në Obiliq dhe Kllokot

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Obiliq dhe në Kllokot, pas daljes së rezultateve të testimit, disa zyrtarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVIDIT-19, është marrë VENDIMI që Qendra për Pajisje me Dokumente në Obiliq, të kufizojë ofrimin e shërbimeve me palë duke ofruar vetëm shërbime esenciale.

Aktualisht deri në njoftim tjetër kjo qendër do të punojë vetëm për tërheqje të dokumenteve që janë të gatshme.

Ndërsa për të gjitha aplikimet për dokumente, qytetarët t’u drejtohen qendrave të tjera me të afërta.

Po ashtu për shkak të rrezikut nga përhapja e COVIDIT-19, është marrë VENDIMI që Qendra për Pajisje me Dokumente në Kllokot, të kufizojë ofrimin e shërbimeve me palë, duke ofruar vetëm shërbime esenciale.

Kjo qendër do të punojë vetëm për tërheqje të dokumenteve që janë të gatshme.