75 Mall Live Search
11:26 / E Hënë, 22 Shkurt 2021 / OSH

Armend Zemaj: Masat rigoroze duhet të vazhdohen edhe mëtej

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se nga takimi me këshillin konsultativ dhe bazuar në situatën epidemiologjike, masat kundër Covidit- 19 duhet të vazhdojnë.

Ai ka thënë se institucionet do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm të luftojnë pandeminë Covid-19.

Ai ka thënë se Komiteti… do të shqyrtojë tërë situatën deri tani.

Zemaj ka theksuar se kategorizimi do të vazhdojë në bazë të tri ngjyrave, asaj të kuqe, të verdhë dhe të gjelbër.

Zemaj ka ftuar të gjitha institucionet përkatëse, nga inspektoratet, policinë, që të bëjnë punën e tyre në vazhdimësi e të jenë në zbatim të tërësishëm të Ligjit antiCovid-19.

“Distanca fizike ka filluar të mungojë dhe ne ftojmë Inspektoratin Sanitar, policinë  që patjetër të zbatojnë Ligjin e masave antiCovid”, tha Zemaj.

Ai foli edhe për vaksinën kundër Ciovidit ku tha se angazhimi është maksimal i institucioneve që sa më parë të sjellin atë dhe që shumica e popullsisë apo 75 për qind e saj të vaksinohen.