Januzaj nuk përgjigjet kur pyetet se kur do të luajë për Kosovën (Video)
Adnan Januzaj nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjen kur mund ta shohim në fanellën e Kosovës, duke e lënë në gjysmë një intervistë.
Lojtari i Real Sociedad ishte gati të fliste për ndeshjet e tij në fanellën e skuadrës spanjolle dhe pritshmëritë e tij, por jo edhe për Kosovën.
Ka një kohë të gjatë që futbollisti është i paqartë për nivelin përfaqësues, paqartësi të cilën e ka vazhduar me braktisjen e intervistës pas asaj pyetje.