Filmi i famshëm “American Pie’ po vjen me pjesën e fundit

Aktorja e famshme Tara Reid më në fund është deklaruar sa i përket filmit mjaftë të pëlqyer “American Pie”.
Në një intervistë ajo tha se ka pasur diskutime rreth një ribashkimi për një film të ri , transmeton Indeksonline.
“Unë kam parë drejtorët dhe ata thanë se do të ndodhë, është thjesht e vështirë të vendosësh oraret e të gjithëve,” tha ajo.
Ajo shtoi: “Shumë aktorë kishin frikë ta bënin atë në atë kohë. Ata menduan se shkoi shumë larg. Por në fund të fundit është një film për adoleshentë të vështirë dhe kishte aq shumë zemër në të”.
Ajo gjithashtu foli për ëndrrën e saj për të fituar një ditë një Oskar.
“Unë ende dua të fitoi një çmim Oskar. Kjo është ëndrra e çdo aktori,” tha ajo.
“Do të doja një yll edhe në Hollywood Walk of Fame – ka ende kohë për këtë”./Indeksonline/
