75 Mall Live Search
23:00 / E Hënë, 22 Shkurt 2021 / OSH

Ronaldo thyen rekordin e Filippo Inzaghit në Juventus!

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo po vazhdon të thyej rekorde tek ekipi i Juventusit.

Sonte me dy golat e tij, Ronaldo ka thyer rekordin e ish-futbollistit të Juventusit, Filippo Inzaghit, transmeton Indeksonline.

Ronaldo tash ka 90 gola me fanellën e Juventusit dhe është bërë golashënuesi i 15-të më i mirë në histori të “Zebrave”.

Ai e arriti shifrën e 90 golave ne 48 ndeshje më pak se Inzaghi. /Indeksonline/