Lakers mposhtet në ‘Overtime’/ Doncic fantastik në fitoren e Mavericks

Skuadra e Los Angeles Lakers është mposhtur pas ‘Overtime’ ndaj Washington Wizards.
Lakers u mposhtë me rezultat 124-127 në një ndeshje shumë të mirë nga të dyja skuadrat, shkruan IndeksOnline.
Basketbollisti më i mirë në fushë ishte, Beal me 33 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime.
Te kundërshtarët ishte LeBron James – që realizoi 31 pikë, 9 kërcime dhe 13 asistime.
Fitore në këtë raund ka arritur Dallas Macericks, që mposhti 102-92 ekipin e Memphis Grizzlies.
Në këtë takim, Hardaway bëri 29 pikë dhe 4 kërcime.
Statistika të mira në këtë takim pati edhe Luka Doncic, me 21 pikë, 7 kërcime dhe 5 asistime./IndeksOnline/