75 Mall Live Search
08:45 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / AR

Gruaja raporton në Polici: Vjehrra është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më

Një grua nga Ferizaj dje ka raportuar në Polici se vjehrra e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, shkruan Indeksonline.

Sipas ankueses, vjehrra e saj është shtetase e Shqipërisë dhe ka probleme psikike.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 22.02.2021 – 09:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se vjehrra e saj viktima femër shqiptare shtetase e R. Shqipërisë (me probleme psikike), është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”.