Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë e Kosovës, po kërkohet për ngacmim dhe sulm seksual
Policia e Kosovës – Drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë, bazuar në Ligjin për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar me urdhëresë- letërreshtim të Gjykatës Themelore nё Gjakovё dhe Gjykatës Themelore Prishtinë me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tij për të dërguar në vuajtje të dënimit prej 6 vjetësh e 6 muaj, lëshon:
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
- Ramadan (Feriz) Sopaj, i lindur me 03.05.1955 nё fshatin Janqisht, Komuna e Malishevës.
I dënuari është i kërkuar për dërgim në vuajtje të dënimit për veprat penale:
- Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçe
- Sulm seksual
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 029 269 007 -S.Policor Malishevë-Drejtoria Rajonale Gjakovë
- E-mail adresa: info@kosovopolice.com