75 Mall Live Search
18:34 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / A. A

Prishtina zhvilloi 4 ndeshje pa Oto John, ende nuk dihet për fatin e nigerianit

Golashënuesi më i mirë i Prishtinës në këtë edicion, Oto John vazhdon të qëndroi në Nigeri.

Sulmuesi afrikan ka probleme me dokumentacionin dhe që më shumë se dy muaj nuk ka stërvitur me Prishtinën, duke humbur 4 ndeshjet e edicionin pranveror.

Drejtuesit e klubit kryeqytetas janë optimist që John së shpejti do të bashkohet me skuadrën.

“John është duke pritur që të pajiset me pasaportë në Nigeri. Sa i përket dokumentacionit të nevojshëm nga ana jonë është kryer. John është lojtar i Prishtinës” deklaroi aksionari i Prishtinës, Rahman Haradini për Indeksonline.

23 vjeçari Oto John, është ende realizatori më i mirë i ‘bardhekaltërve’ në Superligë me 7 gola.

/Indeksonline/