75 Mall Live Search
21:55 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / Blerim

Hungaria nesër do të fillojë vaksinimin e popullatës me “Sinopharma” kineze

Hungaria do të bëhet vendi i parë i Bashkimit Evropian që vaksinon të mërkurën popullsinë e saj me vaksinën kineze Sinopharma.

Hungaria ka filluar vaksinimin e popullatës me vaksinën “Pfizer” dhe “BioNTech” në Dhjetor të citit të kaluar shkruan Vjesti, transmeton Indeksonline.

Hungaria gjithashtu përdoroi doza të vaksinës ruse “Sputnik V”, i cili, ashtu si Sinopharm i Kinës, nuk është miratuar ende nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Qeveria e krahut të djathtë, e cila kritikon ngadalësinë e programit të vaksinimit të BE-së, njoftoi në janar se kishte arritur një marrëveshje për të blerë pesë milion doza të “Sinopharm”, ku 550,000 dozat e para mbërritën në Budapest javën e kaluar.

Numri i njerëzve të infektuar me koronavirus po rritet me shpejtësi në vendin e prekur nga vala e tretë e pandemisë.

Kryeministri Viktor Orban, i cili dëshiron të rifillojë ekonominë, po kërkon të shpejtojë programin e vaksinimit pasi prodhuesit e vaksinave perëndimore të miratuar nga BE njoftuan se do të vonoheshin me dërgesat.

Programi hungarez i vaksinimit përfshin gjithashtu vaksina nga kompania amerikane Moderna dhe britaniko-suedeze AstraZeneca. AstraZeneca në Hungari vaksinon njerëzit midis moshës 18 dhe 59 vjeç që vuajnë nga sëmundje kronike.

“Në ditët e ardhshme, ne mund të bëjmë një hap të madh përpara në vaksinimin falë vaksinës kineze,” u tha gazetarëve Istvan Gyorgy , kreu i grupit punues të qeverisë për vaksinimin.

Kjo do të thotë që brenda një jave numri i atyre që morën vaksinën mund të kalojë 800,000, shtoi ai.

Duke shpresuar të rrisin besimin e publikut në vaksinën kineze, zyrtarët qeveritarë tregojnë se Sinopharm është përdorur në Serbinë fqinje, ku jetojnë shumë hungarezë, për javë të tëra.

Që nga fillimi i pandemisë, Hungaria ka konfirmuar më shumë se 400,000 të infektuar dhe gati 15,000 të vdekur./Vjesti/Indeksonline