Nën kërcënimin e armës, hajnat vjedhin në një market 125 euro

Një femër dje ka raportuar se dy të dyshuar me maska kishin hyrë në market ku ajo ishte duke punuar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, nën kërcënimin e armës ia kanë marrë arkën me 125 euro, transmeton Indeksonline.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Pandeli Sotiri”, në Pejë.
Ky është njoftimi i plotë:
“Viktima femër kosovare raporton se dy të dyshuar të panjohur, të maskuar kishin hyrë në marketin ku ajo ishte duke punuar dhe nën kërcënimin e armës ia kishin marrë arkën në të cilën sipas viktimës kanë qenë rreth 125 (njëqind e njëzet e pesë) euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Indeksonline